Mayweather i përgjigjet Khabibit për duelin, reagon presidenti i UFC

Dana White ka “goditur” Floyd Mayweather, pasi ky i fundit lëshoi disa fjalë për yllin e UFC, Khabib Nurmagomedov.

Sport

17/11/2018 19:22

Pasi rusi e kishte ftuar fillimisht për luftë amerikanin, ky i fundit i dha një përgjigje.

Amerikani ka kërkuar ta paguhet me “nëntë shifra” për një ndeshjen ndaj Nurmagomedov.

Kjo duket se nuk i ka pëlqyer presidentit të UFC i cili menjëherë ka reaguar ndaj Floyd.

“Përgjigja është jo” ka thënë White për “TMZ”, transmeton lajmi.net.

“Ai duhet të vij këtu dhe të përleshet. Ne e bëmë herën e kaluar. Duhet të vish këtu kësaj radhe. Ai dëshiron vetëm të boksojë. A dëshiron duel? A dëshiron të fitosh 150 milionë dollar? Eja këtu dhe mate vetën” ka thënë Dana.

Kujtojmë se Mayweather ishte përballur njëherë me Conor McGregor, në një ndeshje boksi të cilën e fitoi amerikani. /Lajmi.net/