Mayweather e largon Ronaldon nga Reali, e befason me skuadrën e re

Boksieri Floyd Mayweather ka habitur tifozët e futbollit

Sport

19/03/2018 18:11

Ish-boksieri deklaroi se mund të bëhet pronar i Newcastle United dhe se do të përpiqet që të blejë Cristiano Ronaldon nga Reali.

“Kam njohur disa nga lojtarët e Newcastle vitin e kaluar dhe janë djem të mirë. Unë jam gjithmonë i hapur kur vjen puna te mundësitë për të bërë biznes dhe dashuroj çdo sport. Por, nga ana tjetër, investoj me tru dhe jo me zemër”, është shprehur Mayweather.

“Cristiano Ronaldo është miku im prej shumë vitesh dhe mund ta bind që ta mbyllë karrierën te Newcastle”, shtoi ish-boksieri.