May: Unë do të udhëheq negociatat për Brexit-in

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se ajo do të udhëheqë bisedimet me Bashkimin Evropian, duke zhvendosur fokusin e departamentit të Brexit-it drejt përgatitjes për largimin e Britanisë nga blloku.

Bota

24/07/2018 16:52

Një njësi e posaçme brenda zyrës së May ka marrë pjesë në bisedimet për Brexit muajt e fundit dhe njoftimi i sotëm vetëm sa formalizuar ndryshimin, sa i përket personit që tash do të marrë përgjegjësitë për udhëheqjen e negociatave, raporton agjencia Reuters.

“Unë do të udhëheq negociatat me Bashkimin Evropian, së bashku me Sekretarin për Daljen nga Bashkimi Evropian, Dominic Raab”, ka thënë May përmes një deklarate me shkrim drejtuar Parlamentit.

“Departamenti për Daljen nga BE-ja do të vazhdojë të udhëheqë të gjitha përgatitjet e Qeverisë për Brexit-in”, thuhet tutje në deklaratë.

Më herët, negociatat për daljen e Britanisë nga BE-ja i ka udhëhequr David Davis. Ai ka dhënë dorëheqje muajin e kaluar, në shenjë proteste për strategjinë e negociatave për Brexit-in të prezantuar nga kryeministrja Theresa May.