May takon Tuskun, përpara fjalimit të madh për Brexit-in – Lajmi.net
May takon Tuskun, përpara fjalimit të madh për Brexit-in
Autori: Lajmi.net BotaLajme 8:34, 1 March 2018
Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, takon sot presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, vetëm një ditë përpara fjalimit të saj të madh për marrëdhëniet e Britanisë me BE-në pas largimit të saj nga blloku.

Takimi vjen në kohën e tensioneve rreth draft-marrëveshjes së BE-së për Brexit-in.

May ka thënë se propozimet e BE-së për Irlandën Veriore kërcënojnë integritetin kushtetues të Mbretërisë së Bashkuar.

Draft-marrëveshja e BE-së propozon që pas Brexit-it, Irlanda Veriore të mbahet në një union doganor, nëse nuk gjendet zgjidhje tjetër.

May ka thënë se “asnjë kryeministër i Britanisë së Madhe” nuk mund të pajtohet me një propozim që do të krijonte një kufi doganor dhe rregullator në Detin Irlandez dhe se ajo do ta bëjë këtë “kristal të qartë” para zyrtarëve të BE-së.

BE-ja ka thënë se Britania duhet të krijojë tani një alternativë konkrete për propozimet e saj.

Britania duhet të largohet nga Bashkimi Evropian deri në mars të vitit 2019. Kësaj i ka paraprirë referendumi që ka mbajtur në vitin 2016, në të cilin shumica e qytetarëve kanë votuar për dalje nga blloku.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO