May shpalos ofertën për qytetarët e BE-së

Kryeministrja Theresa May, u ka thënë liderëve të BE-së, që çdo qytetari të Bashkimit Evropian, i cili jeton në Britani për pesë vite do t’i jepet “statusi i qëndrimit në BE”.

Bota

22/06/2017 22:18

Statusi i ri i migracionit do t’ju jap të drejtë qëndrimi në Britani, ofrimi i shërbimeve shëndetësore dhe arsimore, si dhe përfitime të tjera pas Brexit.

Megjithatë ende nuk është e qartë data se kur do të inicohet ky propozim.

May e ka bërë të qartë që ky propozim do të implementohet vetëm në qoftë se qytetarët e Britanisë gëzojnë të drejtat e njëjta nëpër vendet e BE-së.