May pritet t’i drejtohet Parlamentit lidhur me sulmet në Siri

Kryeministrja britanike, Theresa May sot pritet të përballet me ligjvënësit britanikë. Ajo do t’ju shpjegojë atyre vendimin për të kryer sulme ajrore në Siri, pa miratimin e Parlamentit. Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Franca të shtunën kanë goditur caqe në Siri, në përgjigje ndaj një sulmi të dyshuar kimik në Duma, ku u vranë dhjetëra…

Bota

16/04/2018 11:39

Kryeministrja britanike, Theresa May sot pritet të përballet me ligjvënësit britanikë. Ajo do t’ju shpjegojë atyre vendimin për të kryer sulme ajrore në Siri, pa miratimin e Parlamentit.

Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Franca të shtunën kanë goditur caqe në Siri, në përgjigje ndaj një sulmi të dyshuar kimik në Duma, ku u vranë dhjetëra persona.

Parlamenti britanik rifillon sot punën, pas pushimit pranveror. Ligjvënësit nuk janë konsultuar para sulmit në Siri, raporton AP.

Qeveria britanike, megjithatë, ligjërisht nuk është e obliguar që të marrë miratimin e Parlamentit për sulme ajrore, por rëndom për veprime të tilla merr qëndrimin e ligjvënësve.

May pritet t’u thotë ligjvënësve se sulmet ajrore ishin “në interesin kombëtar të Britanisë”, dhe janë kryer për të ndalur vuajtjen nga sulmet kimike.