May diskuton për Brexitin me udhëheqësit e vendeve tjera evropiane

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, do të takojë me 11 dhjetor, udhëheqësit e Bashkimit Evropian në përpjekje për të shpëtuar planin e saj të daljes nga blloku.

Bota

11/12/2018 08:03

May do të takojë kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, para se të shkojë në Berlin për bisedime me kancelaren, Angela Merkel.

Të hënën, kryeministrja britanike, anuloi votimin në parlament të planit për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian. Ligjvënësit reaguan me zemërim ndaj këtij vendimi, përderisa udhëheqësi i laburistëve në opozitë, Jeremy Corbyn, tha se “ajo ka humbur kontrollin e ngjarjeve”, shkruan rel.

Presidenti i Këshillit Evropian, Dolad Tusk, tha se 27 vendet tjera të BE-së nuk do të rinegociojnë marrëveshjen me Britaninë, por se udhëheqësit e këtyre vendeve, do të ndihmojnë Britaninë në ratifikimin e saj.