May: Britania nuk i nënshtrohet sulmeve terroriste

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se detajet e plota të “sulmit të sëmurë terrorist” mbeten ende të shihen.

Bota

22/03/2017 22:27

“Mendimet dhe lutjet tona shkojnë  për të gjithë familjarët e viktimave. Më lejoni të bëjë sot të qartë … çdo përpjekje për të mposhtur këto vlera nëpërmjet dhunës është e dështuar”, ka thënë May.

Sulmi jashtë Parlamentit të Londrës ndodhi gjatë pasdites së sotme, transmeton lajmi.net.

Nga ky sulm mbetën të vrarë katër persona ndërsa 20 të tjerë u plagosën.

Policia londineze ka identifikuar sulmuesin Abbu Izzadeen, i cili më parë kishte qenë i burgosur për nxitje të terrorizmit./Lajmi.net/