Maxwell: Neymar ka magji në këmbët e tij

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Maxwell, ka gjetur kohë për ta lavdëruar bashkëkombësin e tij, Neymar, duke besuar se ky i fundit e ka treguar veten, që prej se iu bashkua Barcelonës nga Santosi, në fillim të sezonit 2013-14. 22 vjeçari së fundmi u kthye pas lëndimit që e la jashtë fushës së blertë një muaj,…

Sport

28/02/2014 15:00

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Maxwell, ka gjetur kohë për ta lavdëruar bashkëkombësin e tij, Neymar, duke besuar se ky i fundit e ka treguar veten, që prej se iu bashkua Barcelonës nga Santosi, në fillim të sezonit 2013-14.

22 vjeçari së fundmi u kthye pas lëndimit që e la jashtë fushës së blertë një muaj, ndërsa futbollisti i PSG-së shpreson që përfaqësuesi brazilian të kthehet sa më shpejtë në formën më të mirë.

“Neymar ka magji në këmbët e tij. Ai ka bërë disa paraqitje fantastike me Barcelonën. Shpresoj që të jetë i gatshëm që ta arrijë sa më shpejtë formën më të mirë, pas lëndimit të tij”, deklaroi Maxwell për të përditshmen spanjolle, Marca.

Maxwell, i cili dikur luajti edhe vetë në Camp Nou, synon që me PSG-në të shkojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke e lavdëruar edhe bashkëlojtarin e tij aktual, Zlatan Ibrahimovic. PSG e mposhti Bayer Leverkusenin 4-0, në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Championsit.