Mavraj: Turp për gjyqtarin, ja çfarë bënte kur fliste me ne!

Mërgim Mavraj ka zbuluar diçka interesante nga ndeshja kundër Maqedonisë.

Sport

06/09/2017 11:33

Mërgim Mavraj nuk është kursyer ndaj gjyqtarit Eriksen, duke e vlerësuar si të papërshtatshëm për ndeshjen në fjalë. Sipas tij gjyqtari mund të ishte ndikuar nga tifozët dhe loja teatrale e vendasve në rastin e penalltisë.

Për barazimin në Maqedoni

“Ne kemi ardhur për të fituar dhe duke parë ndeshjen besoj se mund ta realizonim këtë dëshirë dhe ëndërr. Por në pjesën e parë nuk kishim guxim për të shënuar, nuk kishim guxim të mbanim e qarkullonim topin, t’i krijonimvështirësi kundërshtarit.

Kur nuk ke guxim është më e vështirë, goli që bëmë ishte i papritur, pasi shënuam duhej të qarkullonim më mirë, të krijonim vetëbesim, t’i krijonim vështirësi kundërshtarit. Pastaj do mbyllej ndeshja, nuk m’u duk si penallti, por ndoshta presioni i tifozëve ndikoi pak”.

Për paraqitjen e gjyqtarit

“Nuk e di pse caktojnë një arbitër që i dridhej buza duke folur me ne. Nuk janë gjyqtarët e duhur për këtë situatë. Isha afër lojtarëve maqedonas dhe u thashë se janë për Hollivud, sidomos kartoni i parë. Shumë qesharake, UEFA duhet të mendojë ca gjëra, të mendojë më mirë për gjyqtarin në këto ndeshje”.

Për momentet e ndeshjes

“Duke parë ndeshjen, ishin disa lojtarë të ndikuar nga emocione, nuk i përmbaheshin emocioneve që kishin. Kishim mundësinë me vetbesim dhe fat që ndikonim ndeshje, por arbitri ndikon shumë. Nuk e di a ishte penallti apo jo”.

Nëse kënaqet me rezultatin

“Dëshira ime ishte të fitonim, nuk i di rezultate e ekipeve të tjera, por shanset minimale që kemi pas, ndoshta janë edhe më të vogla. Sot kemi luajtur edhe për pikë, edhe për renditje, edhe për tifozët. I falënderoj nga zemra në emër të ekipit, fantastikë që na përkrahën, na u bë zemra mal kur i dëgjuam. Tani ndoshta e dimë pse iu dridh buza gjyqtarit”.