Mavraj transferohet atje ku nuk e priste askush!

Mërgim Mavraj drejt transferimit në Arabinë Saudite.

Sport

22/05/2018 11:25

Mërgim Mavraj është në negociata të avancuara me ekipin Al-Ettifaq dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet gjatë këtij muaji.

Mavraj, 31-vjeçar, tek ekipi arab pritet të transferohet si lojtar i lirë, pasi ka kërkuar shkëputjen e kontratës me Hamburgun, e cila është e vlefshme deri në qershorin e vitit të ardhshëm.

Mavraj prej muajit mars nuk është pjesë e ekipit të parë të Hamburgut, pasi trajneri e ka vlerësuar të panevojshëm.

Nga ajo kohë ai ka stërvitur me ekipin e amatorëve.