Mavraj refuzoi fanellën me “Birra Peja” të Shqipërisë, por shikoni çfarë bënte te Greuther Furthi

Mërgim Mavraj është shndërruar në çështje jo të vogël te Kombëtarja e Shqipërisë.

Sport

26/05/2016 16:44

Refuzimi i fanellës me sponsorin “Birra Peja”, me arsyetimin se është besimtar i madh, ka shkaktuar reagime të mëdha në opinion.

Mirëpo, nëse e shohim të kaluarën e kosovarit me skuadrat e tij gjermane, nuk është se ai është treguar edhe aq strikt, përcjellë “Lajmi.net”.

Në foton e mëposhtme Mavraj shihet duke festuar me birrë, në kohën sa ishte pjesë e ekipit të Greuther Furthit.