Mavraj në telashe, përfundon te skuadra e dytë e Hamburgut – Lajmi.net
Mavraj në telashe, përfundon te skuadra e dytë e Hamburgut
Autori: Lajmi.net BundesligaSport 12:22, 28 March 2018
Trajneri Christian Titz, që po vepron më dorë të hekurt për shkak të gjendjen kritike ku ndodhet skuadra, ka urdhëruar që shqiptari të stërvitet me ekipin e dytë për një periudhë të pacaktuar.

Periudhë tepër e vështirë për Mërgim Mavrajn në radhët e Hamburgut në Bundesligë.

Pas përfundimit të grumbullimit me Shqipërinë për miqësoren e humbur 0-1 me Norvegjinë në “Elbasan Arena, ku luajti titullar, 31-vjeçari mori një lajm të hidhur nga klubi i tij.

Trajneri Christian Titz, që po vepron më dorë të hekurt për shkak të gjendjen kritike ku ndodhet skuadra, ka urdhëruar që shqiptari të stërvitet me ekipin e dytë për një periudhë të pacaktuar.

Në të njëjtën mënyrë Titz kishte vepruar edhe me mesfushorin Walace, transmeton “SuperSport.al”.

Vendimin e marrë nga trajneri, e sqaroi drejtori sportiv, Bernhard Peters:

“Stafi teknik ka vendosur ta largojë Mërgim Mavrajn nga ekipi i parë për motive sportive. Është kërkuar që të stërvitet me U-21 deri në një vendim të dytë.”

Mavraj është aktivizuar në 17 ndeshje të Bundesligës në Këtë sezon, me Hamburgun që renditet i fundit me 18 pikë, 7 më pak se vendi i 15-të që i shpëton rënies, kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje deri në fund të sezonit.

Fjalët kyçe: Hamburg, Mergim Mavraj

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play Bike Rivals
  • Play Rock Wheels
  • Play Bow Master