Mavraj: Ne si komb fituam shumë

Mërgim Mavraj thotë se Shqipëria fitoi shumë nga ballafaqimi i ndërprerë kundër Serbisë në Beograd në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.

Sport

11/11/2014 17:49

Mërgim Mavraj ka thënë se me gjithë humbjen e ndeshjes në tavolinë kundër Serbisë, Shqipëria fitoi shumqka nga ballafaqimi i ndërprerë në Beograd në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.

“U grumbulluam prapë me Kombëtaren. Kësaj radhe me një deshi si kurrë më parë, me një ëndërr që edhe më shumë u fut në zemrat tona. Kjo ndjenjë nuk shihet vetëm te skuadra jonë por në të gjithë shqiptarët anë e mban botës”, shkroi Mavraj në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

“Jemi të lidhur nga ajo ditë që asgjë dhe askush nuk mund të na mund. Edhe pse e humbëm ndeshjen në tavolinë, ne si komb fituam shumë. Shpresoj që me ndihmën e Allahut të pranojmë këtë vendim si sprovë dhe ta kalojmë me sukses dhe do të shpërblehemi me diçka edhe më të mirë”, përfundoi ai.