Mavraj luan për Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i ketë dy përforcime për miqësoret me Senegalin. Mërgim Mavraj dhe Amir Rrahmani do të jenë dy futbollistët që do t’i bashkohen ekipit të Albert Bunjakut në Gjenevë.

Sport

22/05/2014 17:31

Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë e hendikepuar pa disa futbollistë, në miqësoren me Senegalin të dielën.

Mirëpo, përzgjedhësi Albert Bunjaku ka marrë edhe lajme të mira. Në fakt, dy përfaqësuesit shqiptarë, Mërgim Mavraj dhe Amir Rrahmani do ta ndihmojnë ekipin kosovar në miqësoren e së dielës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Bunjaku, në konferencën për shtyp të mbajtur të enjten, ku nuk e përjashtoi mundësinë e ‘përforcimit’ me një ose dy futbollistë tjerë.

Kosova humbi 1:6 nga Turqia të mërkurën, ndërsa shpreson të nxjerrë rezultat më të mirë kundër Senegalit.