Mavraj: Ky është fajtori për golat e pësuar

Mërgim Mavraj ka thënë se keqkuptimi mes mbrojtësve ka qenë shkaktari i pësimit të golave nga Austria.

Sport

27/03/2016 12:11

Mavraj ka treguar se në momentin e golit të dytë, Lorik Cana i kishte thënë ta linte topin sepse ishte vetëm.

“Pësimi i golit të parë në atë mënyrë është diçka që ndodh edhe te skuadrat më të mira. Kemi bërë mirë edhe gjatë fraksionit të parë të lojës, mirëpo nuk patëm cilësi në zonë”, ka deklaruar mbrojtësi i Kolnit.

“Në momentin e golit të dytë, unë e zotërova situatën. Por, Loriku më tha: ‘Je vetëm. Lëre topin’ dhe unë ashtu veprova, pasi nuk kisha çfarë të bëja tjetër”, u shpreh Mavraj, për Panorama Sport.