Mavraj bashkohet me të dashurën që e tradhtoi 35 herë

Lisa ka njoftuar se Mërgim Mavraj e kishte tradhtuar shumë herë në të kaluarën, çka edhe kishte ardhur deri te ndarja.

Sport

30/05/2018 12:30

Mërgim Mavraj është bashkuar sërish me ish-të dashurën gjermane, Lisa.

Mavraj, sipas Lisas, e kishte tradhtuar bukuroshen shumë herë në të kaluarën, çka edhe kishte ardhur deri te ndarja.

“Një tradhtar, mbetet gjithmonë një tradhtar. Në 4 vjet, më shumë se 35 tradhti. Asnjë mysliman nuk është kështu”, kishte shkruar ajo.

Por, duket se tashmë ajo e ka falur Mavrajn dhe ka vendosur të rikthehet sërish me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.