Maurizio Sarri ia hap derën e largimit yllit të Chelsea

Maurizio Sarri duket se nuk e ka në planet e tij mesfushorin anglez, Danny Drinkwater.

Merkato

17/08/2018 17:21

Mesfusha e “ngarkuar” e  Chelsea me Jorginho, N’Golo Kante, Mateo Kovacic, Cesc Fabregas, Ross Barkley dhe Ruben Loftus-Cheek duket se nuk ka vend edhe për anglezin Drinkwater.

Lojtari është liruar nga trajneri dhe është në kërkim të skuadrës së re.

Interesim për Drinkwater ka ardhur nga Bundesliga gjermane, më saktësisht nga skuadra Schalke 04, e cila skuadër garon në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Drinkwater u transferua në rradhët e klubit nga Londra verën e kaluar nga Leicester City për shumën e 40 milionë eurove./Lajmi.net/