Matuzalem, ‘rrotë’ në timon

Një mbrëmje e keqe për Francelino de Silva Matuzalem, e nisur nga ndonjë gotë më tepër, e përfunduar me denoncim penal. Mesfushori i Genoas është ndalur derisa ishte duke vozitur me Maseratin e tij, në ora 2 pas mesnatës të së premtes, për një kontroll rutinore nga policia e rajonit Arenzano të Genoas. Por, rezultatet…

Sport

25/10/2013 16:20

Një mbrëmje e keqe për Francelino de Silva Matuzalem, e nisur nga ndonjë gotë më tepër, e përfunduar me denoncim penal.

Mesfushori i Genoas është ndalur derisa ishte duke vozitur me Maseratin e tij, në ora 2 pas mesnatës të së premtes, për një kontroll rutinore nga policia e rajonit Arenzano të Genoas.

Por, rezultatet nuk dolën të jenë të mira. Sipas të përditshmes sportive italiane Gazzetta dello Sport, Matuzalem nuk e kaloi testin e alkoolit, andaj mori denoncim të menjëhershëm. Dhe, kjo nuk është e tëra.

Atij i është suspenduar patentë shoferi, dhe i është sekuestruar makina. Zi e më zi për mesfushorin e skuadrës së Genoas i cili të dielën pret të takohet me kampionin e Italisë, Juventus, në kuadër të xhiros së nëntë në Serie A.