Maturantja me gjendje të rëndë ekonomike fitoi fustanin e mbrëmjes nga dikush që nuk e priste (Foto)

Issay Gallano nga Filipinet, që rrit e vetme dy vajzat e saj adoleshente, po përpiqej me të gjitha forcat, që t’ia blinte të bijës një fustan për mbrëmjen e maturës.

Fun

16/03/2017 00:31

Gruaja me gjendje të rëndë  ekonomike, ka hyrë pa dashje në një ueb-faqe ku e ka hasur Violina Ancheva, konkurrentja nga Bullgaria për Miss Universe, e cila donte ta falte fustanin e saj elegant, transmeton Telegrafi.

Ajo ka aplikuar menjëherë, duke thënë se i nevojitet për 15-vjeçaren, që feston në fund të muajit të ardhshëm përfundimin e vitit shkollor.

“Jam e lumtur që po e dhuroj fustan të cilin e kam veshur gjatë paraqitjeve, për një adoleshente kaq të bukur. Shumë fat Zhyra”, ka shkruar bukuroshja Ancheva.

Pas kësaj, është publikuar edhe videoja ku shfaqet Zhyra Nicole Cifra, në momentin kur e ka marrë këtë fustan që do ta veshë në mbrëmjen e maturës.