Maturantët e Kosovës me idetë fantastike

Disa maturantë nëpër qytetet e Kosovës po e marrin me shumë hare mbrëmjen, duke bërë gjëra me ide mjaft interesante. Disa nga ta janë edhe këta të rinj nga Malisheva.

Fun

16/05/2014 23:46

Nëpër Kosovë tani është periudha e mbrëmjeve të maturës dhe këtë vit, pos fustaneve dhe dukjeve të bukura për të cilët maturantët po përkujdesen goxha shumë janë edhe idetë e tyre që po i zbatojnë në mënyrl që ta bëjnë këtë ditë më interesante dhe vërtetë ë paharrueshme.

Në mesin e shumë të rinjëve në Kosovë, janë një grup i të rinjëve nga Malisheva, të cilët për të shkuar në vendin ku do të mbahet mbrëmja nuk kanë zgjedhur veturë e as limuzinë.

Këta, të veshur e të rregulluar, kanë hypur në traktor i cili po i voziste nëpër rrugët e Malishevës dhe janë dokur vërtetë të hareshëm.

Ndërkohë trend po bëhen edhe fotot profesionale të maturës nga të cilat kemi veçuar çfitin në foto.