Matuidi zbulon planin e Juventusit kundër Real Madridit

Blaise Matuidi është optimist se Juventus mund ta eliminojë Real Madridin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

24/03/2018 12:04

Blaise Matuidi beson se Juventus mund ta eliminojë Real Madridin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Mesfushori francez pranon se “Bianconerët” do ta kenë të vështirë në duel me kampionin në fuqi të Evropës.

Por, ai beson se mund t’ia dalin duke u kualifikuar në gjysmëfinale.

“Ta eliminojmë Real Madridin do të jetë e vështirë por Juventus mund ta bëjë. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, jemi të vetëdijshëm”, deklaroi Matuidi për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Është një ndeshje e komplikuar sepse ata janë ekip i madh, janë kampion në fuqi të Evropës”, u shpreh ai.

“E dimë se mund t’u krijojmë probleme, do ta japim maksimumin në të dyja ndeshjet. Mund t’ia dalim, luajmë fillimisht në shtëpi dhe do të japim gjithçka nga vetja”, theksoi Matuidi. /Lajmi.net/