Matuidi ka një premtim pas lëndimit të pësuar kundër Sassuolos

Blaise Matuidi ka reaguar me një postim në rrjetet sociale pas lëndimit të pësuar në fitoren e Juventusit ndaj Sassuolos me rezultat 7:0.

Sport

04/02/2018 23:01

Blaise Matuidi dha lajmin e vetëm të keq për Juventusin në fitoren e thellë ndaj Sassuolos me rezultat 7:0 në Serie A.

Mesfushori francez ka pësuar një dëmtim në duelin e sotëm dhe bëhet fjalë për një problem serioz.

Trajneri Massimiliano Allegri ka konfirmuar se Matuidi do të mungojë ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve.

Por, Matuidi ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, përcjell “lajmi.net”.

“Më vjen keq për lëndimin por do të kthehem edhe më i fortë”, shkroi Matuidi. /Lajmi.net/