Matuidi: Jemi të fortë për ndeshjet e mëdha

Lojtari i PSG, Matuidi ka thënë se skuadra e tij me fitoren kundër Barcelonës, ka treguar se çfarë është në gjendje të bëj në ndeshjet e mëdha.

Sport

01/10/2014 00:12

Matuidi ka thënë se skuadra e tij mposhti Barcelonën e cila është në formë të madhe këtë sezon, duke treguar kështu se çfarë janë në gjendje të bëjnë në ndeshjet e mëdha.

“Ishte një ndeshje e shkëlqyer kundër një skuadre e cila nuk ka pranuar gol këtë sezon. Ne i kemi treguar se jemi të fortë në ndeshjet e mëdha”, ishin fjalët e Matuidit të thëna në konferencë për shtyp menjëherë pas takimit.

PSG sot ka arritur të prishë rekordin e Barcelonës, e cila në këtë sezon në shtatë ndeshjet e para në të gjitha garat, nuk ka pranuar asnjë gol.