Matthaus: Shaqiri do ta ringjallë Interin

Lothar Matthaus nuk mendon se Xherdan Shaqiri bëri një hap prapa duke u larguar nga Bayern Munich dhe transferuar në Inter.

Sport

10/01/2015 11:50

Ish futbollisti i Bayern Munichut dhe Interit, Lothas Matthaus beson se Xherdan Shaqiri së bashku me Lukas Podolskin mund ta ringjallin skuadrën italiane.

Shaqiri dhe Podolski iu bashkuan Nerazurrëve gjatë këtij afati kalimtar të janarit, dhe Matthaus beson se ata do të paraqiten me sukses në Giuseppe Meazza.

“Ai bashkë me Lukas Podolskin mund ta rikthejnë Interin. Unë shoh paralele në transferimin tim dhe të Andy Brehme 26 vjet më parë. Ne të dy u transferuam më 1988 nga Munihu në Milan, aty ku Interi kaloi tetë vjet pa fituar asgjë. Në vitin 1989 u bëmë kampionë italian”, u shpreh Matthaus për Blick.

“A është një hap prapa? Jo, s’pajtohem me këtë. Ai nuk zhgënjeu në Munich, ai tregoi se mund të konkurrojë me lojtarë të klasit botëror”, shtoi ai.