Matthaus: Muller mos u transfero te United apo Chelsea

Legjenda e Bayern Munich, Lothar Matthaus, e ka këshilluar Thomas Mullerin që të qëndrojë te bavarezët.

Sport

30/11/2015 16:38

Matthaus ka deklaruar se Muller duhet të qëndrojë në Bayern, pasi nuk ka nevojë për Manchester Unitedin apo Chelsean.

“Ai nuk ka nevojë për Manchester United apo Chelsean”, ka thënë gjermani.

“Mendimi im është që ai duhet të qëndrojë përgjithmonë në Bayern. Ai e filloi karrierën si profesionit të Bayern dhe mendoj që duhet ta përfundojë këtu”.

“Nuk ka nevojë për sfida të reja pasi po luan në nivelin më të lartë çdo vit në Bayern”, përfundoi Matthaus.