Matthaus kritikon Guardiolën

Lothar Matthaus kritikon Pep Guardiolën dhe thotë se trajneri i Bayern Munichut nuk ka nevojë të kërkojë nga skuadra e tij që të luajë njësoj sikurse Barcelona.

Sport

03/05/2014 11:54

Lothar Matthaus ka thënë se “debakli” i së martës mbrëma kundër Real Madridit ishte rezultat i përpjekjeve të kota të Pep Guardiolës që Bayern Munich të luajë sikurse Barcelona.

Trajneri katalan kaloi katër vjet nën drejtimin e Barcelonës mes 2008 dhe 2012, periudhë gjatë së cilës bëri revolucion me mënyrën e lojës, duke dominuar në posedimin e topit, stil i njohur si tiki-taka.

Por, Matthaus beson se Guardiola po gabon që po mundohet ta bëjë Bayernin duke luajtur ngjashëm me Barcelonën dhe kjo i kushtoi me humbje 4:0 në Allianz Arena të martën nga Real Madrid që i eliminoi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ju nuk mund të kërkoni prej tyre të luajnë në mënyrë katalane”, deklaroi ish ylli i Bayernit për AC. “Ju nuk mund të prisni që Bayern të luajë njësoj si Barcelona”.

Matthaus po ashtu sulmoi vendimin e Gaurdiolës për rotacionin e futbollistëve pas triumfit të hershëm në Bundesligë, në fillim të marsit duke thënë se ndryshimet e vazhdueshme kanë prishur ritmin e skuadrës.

“Kishte shumë ndryshime. Anija mund të mos fundosej nëse nuk do të ndodhin aq shumë rotacione dramatike”, përfundoi ai.