Matoshi sulmon mediat për vajzën 13- vjeçare që i shkroi letër Ramush Haradianjt

Këshilltari për media i Kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi, i ka sulmuar mediat për publikimin e një letre të një vajze 13- vjeçare e cila ka shprehur shqetësimet e veta ndaj gjendjes aktuale në vend.

Lajme

26/12/2017 13:25

Kjo e fundit ia kujton Haradinajt se cila është gjendja aktuale ekonomike e saj, derisa i thotë Kryeministrit se ka një drejtësi hyjnore që duhet t’i frikësohet, nëse nuk ia ka frikën asaj në tokë.

Por Matoshi, thotë se duke publikuar një letër të tillë, po ndodh edhe manipulimi i fëmijëve nga mediat, duke e bërë një renditje të asaj që siç pretendon ai, i ka kryer Ramush Haradinaj në rolin e Kryeministrit.

Postimi i tij i plotë:

Si manipulohen fëmijtë në Kosovë?

Manipulimi me ndjenjat e njerëzve nga politika është popullizëm, kurse nga media është abuzim.
Manipulimi me një fëmijë të kujtdo qoftë, aq më tepër të një veterani – siç pretendojnë portalet e Prishtinës – është krim.

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj është jo vetëm i përkushtuar që kategorive të lirisë t’u kthehet dinjiteti dhe t’u ruhet integriteti por ai, ka ndërmarr hapa konkret për këto kategori qe po nëpërkëmbeshin.
Qe çfarë ka bërë kryeministri Haradinaj për kategoritë e luftës së UÇK –së, në 100-ditëshin e qeverisjes:

* Qeveria e Kosovës ka siguruar fonde shtesë në vlerë prej 4 milionë e 749 mijë e 377 euro për kryerjen e obligimeve të mbetura për vitin 2017 ndaj kategorive të Lirisë.
* Qeveria e Kosovës ka ndarë të gjitha fondet e nevojshme për veteranët për vitin 2018.
* Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 33 milionë euro për të gjithë invalidët e luftës çlirimtare.
* Është shtuar buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për 18 milionë euro. Kjo shumë është dedikuar për shërim të qytetarëve jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe për pasurimin e listës së barnave esenciale.
* Qeveria e Kosovës ka filluar zbatimin e Ligjit për Personat e Dhunuar gjatë Luftës, ligj ky që kishte mbetur pa u zbatuar që nga viti 2014, dhe me vendim të veçantë, Qeveria ka vendosur që shuma e pensionit për personat e dhunuar gjatë Luftës së Kosovës të jetë 230 euro.
* Qeveria e Kosovës me vendim të veçantë ka ndarë 230.000 euro për themelimin Sekretarisë së Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë Luftës në Kosovë.
* Amnesty International, me 13 dhjetor 2017 ka prezantuar raportin ”Plagë që të djegin shpirtin” në të cilin u shpalos ndikimi shkatërrues fizik dhe psikologjik që iu është shkaktuar të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.
* “Një kryemnistër i tillë në Londër do të quhej kryeministër i suksesshëm. E falenderojmë shumë për punën që ka bërë për dëmshpërblimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. … ” tha Sian Jones nga Amnesty International gjatë prezantimit të raportit për gratë e dhunuara në Kosovë.