Matoshi: Shpendi Ahmeti në krye të turmës, e shkatërroj qytetin që e udhëheq

Analisti Halil Matoshi vlerëson se protesta e sotme ishte një miting i Lëvizjes Vetëvendosje që shpërfaqi parulla popullore dhe asgjë më shumë. Ai është shprehur i habitur me kryetarin e Prishtinës, se si u priu turmave për ta shkatërruar qytetin të cilin e udhëheq. 

Lajme

24/01/2015 18:12

Matoshi e konsideron si absurde që një kryetar i një komuna që është zgjedhur me vota të qytetarëve t’iu bashkohet turmave për ta shkatërruar qytetin që drejton. 

Matoshi ka thënë për Gazetën Tribuna se Limaj dhe Haradinaj mbetën në fund të protestës ku nuk u pa askush duke marrë pjesë në protesta. 

“Ishte thjesht një miting i Lëvizjes Vetëvendosje sepse u pa që Haradinaj e Limaj mbetën diku kah bishti i protestës. E dyta u pa që VV thjesht nuk pati ndonjë qëllim tepër fisnik, por më shumë qëllime ose parulla mobilizuese qytetare dhe e fundit nuk kam pa as nuk kam lexuar që një prefekt i zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve që të del dhe t’iu bashkohet turmave të cilat e rrënojnë kryeqytetin të cilin e udhëheq, pos Shpend Ahmetit. Kjo ishte karakteristika e kësaj protestës së sotme. Thyerja e xhamave të Qeverisë ishte një shprehje mllefi, thjesht asgjë nuk i bën qeverisë, përveç dëmeve materiale që paguhen sërish me taksat të qytetarëve”, ka thënë Matoshi për Tribunën.