Matoshi: Ndotja një problem që nuk zgjidhet për një ditë

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Matoshi, ka thënë se problem me ndotjen e ajrit nuk mund të zgjidhet për një ditë dhe se behët fjalë për një problem zgjidhja e të cilit do kohë.

Lajme

09/11/2018 23:08

Matoshi ka thënë se edhe makinat, termocentralet dhe thëngjilli janë shkaktarët e ndotjes së ajrit në Kosovë.

Ai ka folur për Vendimin administrativ të hyrë në fuqi para një jave. “Vendimi administrativ i gjobave ishte i domosdoshëm. Nuk e di saktë sa është numri i gjobave, por e di që mekanizmat që e zbatojnë janë inspektorët e Ministrisë, Komunat dhe Policia. Në secilën komunë ku gjobiten qytetarët, ato mjete iu dedikohen komunave për ambientin. Gjobat sillen nga 20 deri në 100 euro”, ka thënë Matoshi në RTK.

Matoshi ka treguar që sivjet ka një softver dhe po bëhen matje në kohë reale në Prishtinë dhe në qytete të tjera.

“Jemi në përgatitje të një projekti në vlerë 5 milionë euro për matjen e cilësisë së ajrit në tërë territorin”, ka thënë ai.