Matoshi i reagon Gecajt: Unë jam shkrimtar e jo druvar – sakica të qoftë ty

.

Lajme

13/10/2017 12:52

Ka vazhduar debate dhe akuzat mes Halil Matoshtit, drejtor për komunikim në zyrën e kryeministrit Haradinaj dhe ish- këshilltarit të kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj.

Matoshi në reagimin e tij ndaj Gecajt, ka thënë se ai si gazetarë dhe publicist ka bërë punën e tij në mënyrë profesionale.

Matoshi i është drejtuar  Gecajt duke i thënë se “streha yte prej horri ishte kujdestaria mbi mendësinë e opozitës, sa ishe ngat pushtetit”, ka shkruar Matoshi.

Postimi i plotë i tij:

Bajram Gecaj, unë jam shkrimtar e jo druvar – sakica të qoftë ty!

Bajram Gecaj, unë kam qenë gjatë, për 35 vjet gazetar dhe analist politik dhe e kam bërë punën time profesionale në mënyrë më brilante të mundshme, pa modesti të rrejshme, dhe për këtë jam shpallur tre herë gazetar i vitit në Kosovë dhe jam autor i dhjetë librave, por kurrë nuk jam shfaqë në publik si patriot arkaik, andaj vetia që ma përshkruan është e huaj për muai!

Ti personalisht e ke luajt rolin e patriotit me profesion, pra streha yte prej horri ishte kujdestaria mbi mendësinë e opozitës, sa ishe ngat pushtetit.

Pra unë për patriotizmin e kam një botëkuptim tjetërfarësh nga mentaliteti Juaj provinicial, mua më intereson patriotizmi ligjor/kushtetues dhe jo ai i patriotizmit si profesion që e ke ushtru gjatë dhe po vazhdon ta bësh akoma.

Unë e kam thënë edhe në tekstin tim të parë se kam qenë kritik edhe i Presidentit Thaçi, por në këtë rast unë i dal në mbrojtje të vërtetës, argumentimit, dhe jo atij personalisht – ngase këtu jemi në shërbim e për punë – e jo për me u hangër në baza personale dhe ad hominem!

Ndërsa e pranoj se nuk më pret sakica jo në një vend por fare, unë nuk jam druvar Bajram, jam shkrimtar dhe mendoj, pra shkruaj!

Sakica të qoftë ty!

Dhe vetmia e madhe…

P.S.

Unë jam në punë shtatë ditë në javë nga 12 – 16 orë në Zyrën e Kryeminsitrit Haradinaj, i cili punën e ka kult e jo llafologjinë, sëkëndejmi nuk kam kohë tutje të merrem me kotera si qifti yt!

Me kaq e mbyll këtë debat.

Lexoni edhe:

Gecaj i reagon Matoshit: Patriotizmi është streha e horrave