Matoshi: Haradinaj nuk i ofendoi gazetarët, e as nuk i quajti të pashkollë

Shefi i Zyrës për Informim në qeverinë e Kosovës, Halil Matoshi është shprehur i bindur se kryeministri, Ramush Haradinaj sot nuk i ka fyer gazetarët.

Lajme

13/09/2017 18:09

Sipas tij, reagimi i Haradinajt ndaj gazetares së EkonomiaOnline ka qenë vetëm një keqkuptim.

“T’u pas mirëkuptim dhe respekt për gazetarët mund të them se ky është një keqkuptim që ju ka dhënë një dimension që nuk e ka. Ai nuk ka thënë se jeni të pashkollë ju ka thënë se ju duhet ma shume etikë ma shumë profesionalizëm dhe ma shumë shkollë, shkolla e jetës nuk përfundon kurrë. Po bëhet një fushatë e pakuptim kundër Haradinajt, ditëve të fundit gazetarët kanë qenë të pranishëm në të gjitha aktivitetet e kryeministrit”, ka thënë Matoshi në Info Magazinë të Klan Kosovës.

Ai ka shtuar se ofendim do të ishte nësëti Haradinaj të ju thoshte gazetarëvese ju jeni perfekt nuk keni nevojë për profesionalizëm për etikë.

“Nuk ka pas arrogancë, ma dashamirës ndaj mediave se z.haradinaj nuk do të ketë. Interpretimi i temave duhet të jetë i saktë, sot është interpretu në mënyre të pasaktë deklarata e ambasadës së SHBA-ve”, ka theksuar Matoshi./Lajmi.net/