Matoshi: Emërimi i Burim Ramadanit zëvendësministër, lajm i mirë për Kosovën

Shefi i Zyrës për Informim në Qeverinë e Kosovës, Halil Matoshi, ka reaguar pas emërimit të Burim Ramadanit si Zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes.

Lajme

04/01/2018 17:35

Matoshi përmes Facebook-ut ka uruar Ramadanin për postin e ri, duke shprehur kënaqësinë që sipas tij një ekspert i shquar i fushës së sigurisë po vije në këtë post.

Sipas Matoshit ky hap i Kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt, dëshmon përkushtim për krijimin e ushtrisë së Kosovës dhe afrimin me Naton si dhe një qeverisje kompetente.

Ky është postimi i plotë i Matoshit në Facebook:

“Emërimi i Burim R. Ramadanit për Zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës – një ekspert i shquar i fushës së sigurisë – është lajm i mirë për vendin dhe Qeverinë. Ky hap i Kryeministrit Haradinaj dëshmon: 1. Përkushtimin për krijimin e ushtrisë kosovare njëkohësisht afrimin me NATO-n dhe 2. Qeverisje kompetente.

Urime mik e koleg.

Dalsh faqebardhë!” /Lajmi.net/