Matoshi e quan demagog Abdullah Hotin

Demagog e ka quajtur Halil Matoshi – Abdullah Hotin e LDK-së.

Lajme

19/09/2017 21:25

Drejtori i  Zyrës për Informim në Kabinetin e Kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, e ka quajtur ‘demagog’, Abdullah Hotin, kryetar i Grupit Parlamentar të LDK’së në Kuvendin e Kosovës.

Ky i fundit e kishte kritikuar Ramush Haradinajn, duke i thënë se ‘zyra e Kryeministrit nuk është zyrë e AAk’së.

Matoshi, duke cituar disa nene ligji, demanton fjalët e Hotit, duke e quajtur demagog. Thotë se Hoti dhe Isa Mustafa gjatë fushatës kishte përdorur makinat zyrtare.

Shkrimi i plotë i Matoshit në Facebook:

Abdullah Hoti, ky demagog i artikuluem!?

Bashkepartiaket e Kryeministrit Haradinaj e uruan Kryetarin e AAK-së për postin e të parit të Qeverisë së vendit, duke i ofruar mbështetje të parezervë në të gjitha planet për një qeverisje të mirë, transparente dhe llogaridhënëse.

Abdullah Hoti, nji politikan i i bute ne pamje po agresiv ne retorikat e tij – nji demagog i artikuluem – po thote se Zyra e kryeministrit nuk guxon të kthehet në zyre të AAK-së.

Po, ai ka te drejte ta thote kete, porse Haradinaj asht Kryetar i AAK-se dhe nuk ka asnji ligj qe ia ndalon me i prite per kafe qytetaret e vendit, pra as ata qe perkasin ne AAK, sepse secili qytetar ka te drejte me e perhajrue kryeministrin e vet per detyren dhe kjo asht edhe nji ane e ndritshme e tradites kosovare.

Ligji per zgjedhjet ndalon shfrytezimin e aseteve shtetnore per me ba fushate por jo pritjen e dashamiresve per urime ne Kryeministri!?

Qe Zotni Hoti cka thote ligji:

3.4. “Person i cili mban post publik, të zgjedhur ose emëruar nuk mund ta përdor atë post apo ndonjë nga burimet e tij për qëllim të sigurimit të votave. Asnjë burim i ndonjë institucioni të administratës publike në nivel qendror ose komunal apo ndonjë ndërmarrje në pronësi apo e kontrolluar nga autoritetet qendrore ose lokale nuk mund të përdoret apo aplikohet në mbështetje të subjektit politik në zgjedhje.”

Nese na qenka aq i zellshem ne mbrojtje te idese se shtetit, pse nuk e komentoi kandidati i LDK-se ndalesen qe Kryeministri e ka ba per shfrytezimin e asteve te shtetit (veturave zyrtare) per me ba fushate parazgjedhore per te gjithe zyrtaret e shtetit

“Zyra e Kryeministrit nuk eshte zyre e AAK-se. Ajo zyre nuk guxon te kthehet ne sherbim te fushates zgjedhore te AAK-se. Kjo tregon modelin e qeverisjes qe nuk do te lejojme te vazhdoje.Eshte e pa kuptimte deklarimi i Haradinajt se eshte kryeminister i te gjithe qytetareve, nderkohe qe ne zyren e tij takon aktivistet e partise se tij si ne kohe fushate”, ka shkruar Hoti.

Pritja qe u bani pejaneve te AAK-se Kryeministri ishte normale (nji kafe me nga nji gote uje simas tardites) porse habit shpirtengushtesia e Hotit. Kryeministri Haradinaj dha nji porosi prej burreshteti në prag të nisjes së fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit të këtij viti. Ai i porositi bashkëpartiakët e tij për një fushatë të civilizuar e demokratike dhe për një garë fer dhe angazhim që do të jetë vetëm në funksion të qytetarëve të Pejës.

Kryeministri falënderoi aktivistët e partisë së tij për përkrahjen dhe u zotua se do të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, rajoni, partie apo besimi e ideologjie

Edhe kjo sjellje normale e Kryeministrit, ky zotim, Hotit i duket me behane, sepse ka harrue se vet megjithe shefin e tij dhe keshillatret kane ba fushate me “xhipa te zi” te Kryeministrise, kurre pa ia da!