Matic kërcënon me largim nga Kombëtarja e Serbisë

Mesfushori i Chelseat, Nemanja Matic ka kërcënuar bashkëlojtarët e tij të kombëtares së Serbisë se do të largohet nga kombëtarja nëse sjellja e tyre nuk ndryshon.

Sport

14/11/2015 23:26

Serbia mbrëmë është mposhtur me rezultat të thellë prej 4-1 nga Republika e Çekisë, duke humbur takimin e shtatë në 11 ndeshjet e fundit.

“Gjithmonë tentoj të udhëheqë në mënyrën më të mirë, por disa njerëz nuk duan ta shohin këtë. Sjellja e disa futbollistëve është e papranueshme, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, dhe ishte ashtu që nga momenti kur u takuam, të hënën. I kam treguar trajnerit se nuk ka kuptim të vazhdoj me këtë ekip kombëtar nëse gjërat nuk ndryshojnë”, ka thënë Matic, transmeton Zëri

“Kur reputacioni jonë personal ishte në rrezik, ne bëmë gjithçka mirë. Por, do të doja të dija nëse bashkëlojtarët e mi kanë të njëjtën etik pune të dobët edhe në klubet e tyre, ashtu siç e kanë me kombëtaren”, ka shtuar mesfushori, duke iu referuar fitores kundër Shqipërisë.