Mathieu: Ja pse ua tregova gishtin e mesëm lojtarëve te PSG-së (FOTO)

Jeremy Mathieu ka folur për herë të parë për fotografinë e bërë në zhveshtoren e Barcelonës, pas fitores 6:1 ndaj PSG.

Sport

10/03/2017 17:56

Mbrojtësi i Barcelonës në këtë fotografi, ua tregon gishtin e mesëm kundërshtarëve nga Parisi.

Ky veprim i tij ka bërë bujë të madhe mediale.

Por, mbrojtësi francez është sqaruar për reagimin e tij, duke ua kujtuar disa nga lojtarëve të PSG-së veprimet e tyre pas fitores 4:0 në ndeshjen e parë në ‘Parkun e Princave’.

Kujtomë se shumë lojtarë të PSG-së patën provokuar me fotografi në rrjetet sociale, duke e konsideruar kualifikimin e tyre në çerekfinale të Ligës së Kampionëve si punë të kryer./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6