Matës digjitalë të shpejtësisë te disa shkolla në Shkup, shpresë për ulje të numrit të aksidenteve

Vendosja e matësve digjitalë të shpejtësisë do të ndikoj në uljen e fatkeqësive të trafikut. Kështu konstatoi kreu i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, sipas të cilit shpejtësia e madhe gjatë vozitjes si dhe mosrespektimi i sinjalizimit rrugor shpien deri tek numri i madh i aksidenteve, në të shumtën e rasteve me pasojë edhe vdekjen.

Lajme

19/09/2018 18:18

Shilegov fajin për numrin e madh të aksidenteve e adreson tek papërgjegjësia dhe ndërgjegjja e vozitësve.

Mosrespektimi i shenjave të komunikacionit dhe shpejtësia e tepërt e rrisin rrezikun e aksidenteve të cilat ndonjëherë edhe për fat të keq përfundojnë me pasoja fatale. Rritja e përgjegjësisë së vozitësve dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion paraqet indikator për zvogëlim të fatkeqësive në komunikacion. 01:03 -31 Qyteti i Shkupit vendos matës digjital të shpejtësisë para shkollave të mesme Josip Broz Tito, shkollës së mjekësisë Panço Karagjozov, Zdravko Cvetkovski, Marija Kiri Skllodovska dhe Boro Petrushevski… Qëllimi është rritja e sigurisë e të gjithë pjesëmarrësve- tha Petre Shilegov – kreu i Qytetit të Shkupit.

Matës të ngjashëm të shpejtësisë kanë qenë të vendosura edhe më herët në territor të qytetit të Shkupit, raporton Alsat-M

Në këtë rrugë më herët ishte vendosur një matës për matjen e shpejtësisë së veturave, por pas një kohe të mosfunksionimit i njëjti është larguar.

Gjatë promovimit të vendosjes së matësve të rinj për matjen e shpejtësisë Shilegov nuk komentoi se sa funksional kanë qenë matësit të cilët janë vendosur më herët, dhe cili është shkaku i largimit të tyre.