Matematika tregon moshën perfekte për t’u martuar

Një studim i ri sugjeron se njerëzit duhet të martohen brenda moshës 28 deri 32 vjeçare nëse nuk duan të divorcohen, të paktën në 5 vitet e para.

Fun

13/01/2016 00:20

Para se të vazhdojmë tek shpjegimi: Mos bëni panik nëse jeni më shumë se kaq dhe ende nuk jeni martuar. Këto janë vetëm statistika dhe nuk konsiderohet situata juaj personale, ose ai tradhtari/psikopati/narcisisti në të cilin shpenzuat 18 muaj të fundit të jetës suaj, tansmeton lajmi.net.

Askush nuk po ju fajëson. Ju jeni një njeri tërësisht i dashur dhe i mrekullueshëm. Tani, vazhdojmë.

Studimi është bërë nga Nick Wolfinger, një sociolog nga Universiteti i Utah, i cili thotë që njerëzit që martohen gjatë moshës 28 deri 32 vjeçe ndahen më rrallë. Ky është një zhvillim I ri; sociologët më herët besonin se kur pret një kohë më të gjatë të martohesh zakonisht çon në më shumë stabilitet.

Wolfinger ka analizuar të dhëna nga 2006-2919 dhe nga 2011-2014. “Shansat e divorcit pësojnë rënie kur kalon nga vitet e adoleshencës në të 20-at e vonshme ose të tridhjetat e hershme,” shkruan ai. “Kështu që, shansat e divorcit rriten përsëri kur hyn në të 30-at e vonshme dhe të 40-at e hershme.”

Për çdo vit pas moshës 32 vjeçe, shanset e divorcit rriten për rreth 5% sipas këtij studimi, transmeton lajmi.net.

Ka shumë arsye pse të 20-at e vonshme/30-at e hershme janë të përshtatshme për të krijuar një lidhje afatgjate me dikë: njerëzit janë mjaft të rritur për të kuptuar nëse me të vërtetë shkojnë me dikë ose janë thjesht të verbuar nga hormonet. Ata kanë bërë zgjedhje të caktuar të jetës dhe kanë disa përgjegjësi. Gjithashtu mund të jeni financiarisht të gatshëm të mbështesin dikë.

Në anën tjetër, nuk janë aq të vjetër dhe të rregulluar në mënyrat e tyre të jetës sa të mos jenë në gjendje të bëjnë ca ndryshime të vogla në stilin e jetës dhe në sjelljet e tyre që martesa i kërkon.

Është gjithmonë zgjedhja juaj se kur vendosni të martoheni, por duhen kosnideruar edhe këto statistika për një jetë sa më të lumtur dhe pa shqetësime./lajmi.net