Matadori goditet nga demi në syrin që e kishte humbur para pesë vitesh (Foto/Video)

Një matador spanjoll me një sy u godit me bririn e një demi 600 kilogramësh, në një rrethanë të ngjashme kur ai kishte humbur syrin e tij të majtë.

Bota

17/10/2016 15:37

Juan Jose Padilla, i quajtur “Pirati” për shkak të goditjes në syrin e tij, është dërguar në spital pasi demi kishte goditur anën e majtë të fytyrës së tij.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, përplasja e tmerrshme ka ndodhur gjatë një gare në Zaragosa të dielën, gati pesë vjet më pas që nga dita kur ai humbi syrin e tij.

 Zyrtarët e shqetësuar nxituan për të ndihmuar Matadorin me një sy dhe e ndihmuan atë të tërhiqet jashtë unazës.

Në maj të vitit 2011, 43-vjeçari u kap, “u fluturua” dhe u godit nga një dem në një stadium në Madrid.

Ai iu nënshtrua një operacioni të vështirë dhe u kthye në “ring”, disa muaj më pas.

mat1

mat2

mat3