Mata Utd

Manchester United ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Chelsean për transferimin e mesfushorit spanjoll Juan Mata, ku çmimi i blerjes së tij besohet të jetë 37 milionë funte. Kampioni i Premierligës pranoi të premten se ka pranuar të paguajë një vlerë rekorde në histori të klubit, nëse 25-vjeçari i kalon me sukses testet mjekësore dhe…

Sport

25/01/2014 08:59

Manchester United ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Chelsean për transferimin e mesfushorit spanjoll Juan Mata, ku çmimi i blerjes së tij besohet të jetë 37 milionë funte.

Kampioni i Premierligës pranoi të premten se ka pranuar të paguajë një vlerë rekorde në histori të klubit, nëse 25-vjeçari i kalon me sukses testet mjekësore dhe arrin marrëveshje personale me gjigantin nga Old Trafford.

Rekordi i kaluar i blerjes më të shtrenjtë nga Manchester United ishte 30.75 milionë funtet e paguara për angazhimin e sulmuesit Dimitar Berbatov nga Tottenham më 2008.

Mata iu bashkua Chelseas nga Valencia për 23.5 milionë funte në verën e vitit 2011. Chelsea po ashtu e konfirmoi shitjen e Matas në Old Trafford.