Mata rikthehet në Valencia?

Valencia është e gatshme të paguajë 25 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Manchester Unitedit, Juan Mata, ish futbollist i ekipit nga Mestalla.

Sport

18/03/2015 12:04

Ardhja e Angel Di Marias i ka mbyllur hapësirën për lojë Juan Matas në Manchester United.

Mesfushori spanjoll, përforcim i madh i janarit të vitit 2014 mund të largohet nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni.

Mata nuk duket se ka besimin e nevojshëm të menaxherit Louis van Gaal andaj gjatë verës do t’i konsiderojë opsionet.

Në ndërkohë, mediat spanjolle raportojnë se ai mund të rikthehet tek ish klubi i tij, Valencia, ku kishte luajtur për katër stinorë duke fituar një Copa del Rey.

Klubi nga Mestalla është i gatshëm të paguajë 25 milionë euro për blerjen e Matas, ende idhull i tifozëve.