Mata kundër Mourinhos

Juan Mata ka theksuar se nuk mori shpjegime nga Jose Mourinho pse kishte mbetur jashtë formacionit bazë të Chelseas, para transferimit në Manchester United në fund të janarit.

Sport

10/05/2014 13:52

Ylli i Manchester Unitedit, Juan Mata ka bërë të ditur se asnjëherë nuk u njoftua me arsyet pse humbi vendin në Chelsea nga Jose Mourinho.

Pas rikthimit të 51-vjeçarit në Stamford Bridge në verën e vitit të kaluar, spanjolli vuajti të sigurojë vend në formacionin bazë dhe bëri vetëm 13 paraqitje në Premierligë, para transferimit në Old Trafford në fund të janarit.

Mata u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit në Chelsea për dy sezone me radhë para ardhjes së Mourinhos dhe ai ka theksuar se nuk i di arsyet pse mbeti i injoruar.

“Jo. Asnjëherë nuk më ka njoftuar”, deklaroi Mata për The Guardian.

“Kur luaja, luaja. Ai më jepte instruksionet e tij. Ka trajnerë që japin shpjegime por ka edhe të atillë që nuk mendojnë se është e nevojshme. Kjo është e tëra”, u shpreh ai.