Mata i ndihmon Januzajt

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes ka thënë se ardhja e Juan Matas do të heqë një pjesë të presionit nga Adnan Januzaj. Pas lëndimeve të dy sulmuesve kryesorë Wayne Rooney dhe Robin van Persie, Januzaj mori rolin e liderit të ekipit, epilog i papritur duke pasur parasysh moshën e tij prej vetëm 18-vjeç dhe…

Sport

31/01/2014 17:18

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes ka thënë se ardhja e Juan Matas do të heqë një pjesë të presionit nga Adnan Januzaj.

Pas lëndimeve të dy sulmuesve kryesorë Wayne Rooney dhe Robin van Persie, Januzaj mori rolin e liderit të ekipit, epilog i papritur duke pasur parasysh moshën e tij prej vetëm 18-vjeç dhe faktin se është duke kaluar edicionin e parë me ekipin senior.

Moyes, i cili është shumë i kënaqur me kontributin e yllit kosovar ka pranuar se përgjegjësia e madhe mbi të ka ardhur shumë herët.

“Ne e kemi aktivizuar Adnanin shumë, ndoshta pak më tepër se sa do të na pëlqente. Tani, ardhja e Matas do t’i ndihmoj atij”, deklaroi Moyes për uebfaqen zyrtare të Manchester Unitedit.

“Por, ai ka treguar se mund të luajë në ndeshje të mëdha. Nuk ka rëndësi se në cilën ndeshje e aktivizojmë. Ai është e ardhmja e klubi”, u shpreh Moyes.