Mata fajëson erën

Përforcimi i ri i Manchester Unitedit, Juan Mata ka pranuar se debutimi i tij ishte përvojë e paharrueshme, por humbja nga Stoke të shtunën e riktheu në tokë. 25-vjeçari kompletoi transferimin në Old Trafford nga Chelsea për 37 milionë funte në fund të afatit kalimtar të janarit dhe menjëherë u inkuadrua si titullar në fitoren…

Sport

03/02/2014 13:43

Përforcimi i ri i Manchester Unitedit, Juan Mata ka pranuar se debutimi i tij ishte përvojë e paharrueshme, por humbja nga Stoke të shtunën e riktheu në tokë.

25-vjeçari kompletoi transferimin në Old Trafford nga Chelsea për 37 milionë funte në fund të afatit kalimtar të janarit dhe menjëherë u inkuadrua si titullar në fitoren 2:0 ndaj Cardiffit të martën.

Mirëpo, ai ishte i pafuqishëm të shpëtojë skuadrën e tij nga humbja 2:1 në udhëtim te Stoke City të shtunën. Mata ka pranuar se rezultati kundër skuadrës së menaxherit Mark Hughes e ka lënë më shije të keqe.

“Java filloi me fitore kundër Cardiffit. Ishte ndeshja ime e parë me Unitedin dhe ju siguroj se kurrë nuk do të harroj atë natë”, shkroi Mata në faqen e tij zyrtare.

“Fatkeqësisht nuk fituam kundër Stoke Cityt. Era nuk ishte ndihmë e mirë për të luajtur futboll por sinqerisht nuk mendoj se e merituam humbjen. Kishim raste të mira, nuk mund të shënonim. U kthyem në shtëpi pa pikë”, u shpreh ai.

Humbja në Britannia Stadium e la kampionin në fuqi në pozitën e shtatë në Premierligë me shtatë pikë më pak se zona që dërgon në Ligën e Kampionëve.