Mata është “mbreti” i gjuajtjeve të lira në Premierligë, shikoni statstikat

Premierliga është vatër e shumë lojtarëve të jashtëzakonshëm siç janë Mesut Ozil, Granit Xhaka, Paul Pogba, Kevin de Bruyne etj.

Sport

08/10/2018 23:09

Secili nga këta është një ekzekutues i mirë i gjuajtjeve të lira. Kemi parë gola të bukur nga ta.

Por, cili është lojtari që ka shënuar më së shumti gola nga goditjet e lira?

Që nga ardhja në Premierligë në vitin 2014, Juan Mata ka konkretizuar më së shumti gjuajtje të lira.

Ai në total regjistron 8 gola direkt nga gjuajtja e lirë. Kjo i bie që Mata ka më së shumti nga lojtarët aktiv.

Të fundit e realizoi në ndeshjen ndaj Newcastle, gol që ishte jashtëzakonisht spektakolar. /Lajmi.net/