Mata: El Clasico? Jo, kjo është ndeshja më e madhe në futboll

Juan Mata beson se dueli mes Man Utd dhe Liverpool shtë ndeshja më e madhe në futboll.

Sport

13/10/2017 11:18

Juan Mata ka thënë se nuk ka ndeshje më të madhe në futboll se dueli mes Man Utd dhe Liverpool.

Skuadrat rivale nga Premierliga takohen të shtunën derisa ekipi i Jose Mourinhos hyn në ndeshje pa asnjë humbje deri më tani gjatë këtij sezoni.

“Man Utd – Liverpool është ndeshja më e madhe në futboll”, deklaroi Mata, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk ekziston asnjë duel me rivalitet më të madh”, u shpreh ai. /Lajmi.net/