Mata beson në Ligën e Kampionëve

Juan Mata beson se Manchester United mund ta shpëtojë sezonin duke mposhtur Bayern Munichun dhe vazhduar rrugëtimin drejt triumfit në Ligën e Kampionëve. Ish ylli i Chelseas, i transferuar në Old Trafford gjatë afatit kalimtar të janarit për rekord të klubit prej 37.1 milionë funte, pranon se yjet e Unitedit duhet ta fajësojnë vetëm veten…

Sport

29/03/2014 11:06

Juan Mata beson se Manchester United mund ta shpëtojë sezonin duke mposhtur Bayern Munichun dhe vazhduar rrugëtimin drejt triumfit në Ligën e Kampionëve.

Ish ylli i Chelseas, i transferuar në Old Trafford gjatë afatit kalimtar të janarit për rekord të klubit prej 37.1 milionë funte, pranon se yjet e Unitedit duhet ta fajësojnë vetëm veten për rezultatet e dobëta këtë sezon.

Por, thotë se përvoja e tij me Chelsean e ka bindur se gjithçka është e mundur në garën kontinentale. “Pse jo?” Më kujtohet sezoni im i parë në Chelsea, kur mposhtëm Barcelonën dhe arritëm në finale të Ligës së Kampionëve”, deklaroi ai.

United është aktualisht 17 pikë prapa liderit të Premierligës Chelsea dhe humbi 3:0 nga rivali i qytetit Manchester City të martën mbrëma ku futbollistët dhe menaxheri David Moyes u ballafaquan me kritika të ashpra nga tifozët.

“Për ne është shumë me rëndësi që të rikthejmë vetëbesimin, dhe është me rëndësi që këtë t’ua tregojmë tifozëve, t’i japim atyre atë që e meritojnë”.