Masturbimi vret 100 njerëz çdo vit, kështu i dalloni “viktimat e kënaqësisë”

Ekzaminuesi i forenzikës, Dr. Harald Voss ka dhënë një alarm sa i takon masturbimit të njerëzve që kërkojnë “orgazmën e fundit”.

Fun

20/10/2018 08:56

Sipas Harald Voss çdo vit vdesin mbi 100 persona vetëm në Gjermani nga praktikat e rrezikshme të masturbimit, pasi privimi i oksigjenit është shkaku më i zakonshëm i vdekjes tek ata individë që arrijnë në orgazmën e fundit.

Në Hamburg thuhet se u gjet trupi i një burri i mbuluar me feta djathi, ndërsa të veshur kishte një kostum si mushama. Në kokë ai kishte vendosur një qese plastike dhe ishte ulur para një ngrohëse teksa masturbohej dhe mungesa e oksigjenit e kombinuar me rrahjet e shpeshta të zemrës nga masturbimi e kishte lënë pa ndjenja.

Një tjetër burrë është gjetur pas pak kohësh, i cili kishte vdekur nga auto-asfiksia teksa ishte lidhur me zinxhirë në një dhomë ku ishin të pranishëm imazhe pornografike.

Por, nga ky fenomen nuk shpëtojnë as gratë të cilat vdesin nga asfiksia auto-erotike. Megjithatë viktimat gra janë më të pakta në numër pasi thuhet se ato janë më të kujdesshme.

Megjithatë, edhe pse numri zyrtar i raportuar është shumë më i ulët, Dr. Voss parashikon që numri i rasteve të pa raportuara është “jashtëzakonisht i lartë”, ashtu si të afërmit e viktimave mund të ndjehen të turpëruar për atë që ka ndodhur, përcjell “JOQ”.

Si për shembull, një djalë u gjet nga nëna e tij me dritat e pemës së krishtlindjeve të kapura në thithkat e tij, por ajo ja kishte hequr para se të mbërrinin shërbimet e emergjencës. Më vonë u konstatua se shkaku i vdekjes së tij ishte elektroshoku.

Dr. Voss paralajmëron se dëshmitë që mund të faktojnë skenën e një vdekjeje auto-erotike përfshijnë: Organe gjenitale të ekspozuara, kufizime që viktima edhe mund t’i kishte administruar vetë, pasqyra të vendosura pranë trupit, qese plastike rreth kokës, imazhe apo materiale të tjera pornografike dhe mungesa e një shënimi vetëvrasës.