Masturbimi: Studimi i ‘The Independent’ që po lexohet pafundësisht

Prestigjozja “The Independent” i ka kushtuar një artikull mjekësor masturbimit, që ka tërhequr një vëmendje të jashtëzakonshme dhe është shpërndarë mbi 31 mijë herë në rrjetet sociale.

Fun

16/03/2016 18:18

Sipas “The Independent”, duhen hedhur poshtë mitet qesharake se masturbimi është i turpshëm, apo se mund të shkaktojë sëmundje deri te verbimi.

Prekja e organeve gjenitale duhet ç’dramatizuar, sepse ai është një proces normal dhe ndodh që kur bebet janë në barkun e nënës, si dhe në faza të shumta të jetës së njeriut.

Për gratë, masturbimi mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve të qafës së mitrës dhe infeksionet e traktit urinar.

Prekja shtendos qafën e mitrës dhe kështu që zhvendos mukozën e mitrës. Kjo mundëson qarkullimin e lëngjeve, duke i mundësuar atyre (lëngjeve të mitrës) largimin e plot baktere që eliminohen.

Masturbimi mund të pakësojë dy lloje diabetesh, të ulë pagjumësinë përmes çlirimit hormonal dhe të tensionit.

Për burrat, masturbimi ndihmon në zvogëlimin e kancerit të prostatës, ndoshta duke i dhënë prostatës një shans që të nxjerrë jashtë agjentët e mundshëm kancerogjenë dhe toksinat.