Massaro zbulon klubin e ri të Icardit nga viti 2018

Daniele Massaro beson se ylli i Interit, Mauro Icardi do të transferohet në Real Madrid.

Sport

21/11/2017 11:11

Ish sulmuesi i Milanit, Daniele Massaro beson se ylli i Interit, Mauro Icardi do të transferohet në Real Madrid.

Ai ka theksuar se argjentinasi do t’i bashkohet klubit madrilen për t’ia zënë vendin francezit, Karim Benzema.

“Mund ta them tani, Mauro Icardi do të jetë sulmues i Real Madridit në vitin e ardhshëm në vend të Benzemas”, deklaroi ai për “Calciomercato.it”, përcjell “lajmi.net”.

Icardi ka realizuar 13 gola dhe 1 asistim me Interin gjatë këtij sezoni. Ai ka kontratë në Giuseppe Meazza deri në verën e vitit 2021. /Lajmi.net/